Varrimi i policit Berat - (2 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Është përcjell për në banesën e fundit polici beratas i vrarë aksidentalisht. Polici i trafikut rrugor i Beratit 26-vjeçari Bauren Doga vdiq dy ditë më parë pas aksidentit me motorr në fshtin Otollak 5km larg qytetit. I shoqëruar nga efektivi i policisë Berat dhe qindra qytetarë. Arkivoli me trupin pa jetë të policit Doga, babit të dy fëmijëve të sapolindur, është shoqëruar me të gjitha ndërimet.

Vdekje për shkak të detyrës është cilësuar ajo e Bauren Dogës duke e çuar në 7 numrin e policëve beratas të vrarë vetëm Brenda pak vitesh. Në homazhet e rastit ka nderuar dhe drejtues të lartë të ministrisë së rendit. Vdekja e Baurentit edhe pse në momentet e aksidentit ishte me kaskë mbrojtëse ka hidhëruar jo vetëm familjen por dhe kolegët e tij të policisë beratase.

Në momentin e varrimit në varrezat e qyteti për nder të kujtimit të 26-vjeçarit Doga, kolegët e tij qëlluan me breshëri të gjatë armësh./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj