Teatri i ri "Valixhet" - (5 Prill 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Valixhet? titullohet farsa tragjike e shkruar nga Armand Bora, ku interpretojnë studentët e fakultetit të artit dramatik, Valbona Imami dhe Neritan Liçaj. Shfaqja do të luhet në sallën blu të Galerisë Kombëtare të Arteve, nënvështrimin e sklupturave të artit të realizmit socialist. Si rrymë kjo pjesë renditet tek teatri absurd.

Një çift në krizë vuan fajin kolektiv, të pafajshëm ata presin për persekutorët e tyre të cilët nuk kanë për të mbrritur asnjëherë. Në një pritje të gjatë ku valixhet janë gjithnjë gati, ata kthehen në gjykatës të njëri-tjetrit.

Vënia e kësaj pjese në skenë është nismë e kompanisë ?Bardh e Zi?. E vëçanta e saj është se pjesa do të shoqërohet gjithë kohës me një violin në të cilën Armand Bora do të interpretojë liqenin e mjelmave. Provat janë duke përfunduar ndërsa pjemera pritet të jetë fundjavën e ardhshme./tvklan.al

Recommended