Italiani i plagosur në Laç - (11 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ka shpëtuar përmrekulli italiani Luciano Bortolusi, i cili dje në mesditë u plagos në Fushë-Gjormë të Laçit. Brenda mesnatës ai u transportua në spitalin e Udines, ku menjëherë ju nënshtrua nderhyrjes kirurgjikale. Mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën.

Luciano Bortolusi është tashmë i vetmi person që mund të dëshmoj arsyet e vërteta të ngjarjes së djeshme të Laçit. Ka qenë ora 15:30 e ditës së djeshme kur 5km larg Laçit, Myslim Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun bashkëpronari i firmës ?Friul Alba? dhe admnistratorin Italian Luciano Bortolusi.

Gëzim Çeliku ka mbetur i vdekur në vend ndërsa Bortolusi vetëm sa është plagosur. Janë ende të paqarta shkaqet po dihet që Myslim Lika, gruaja e tij dhe djali i tij punonin në fabrikën ?Friul Alba?. Burime jo zbyrtare thonë se vrasja është bërë si pasojë e një konflikti mes pronarëve të fabrikës dhe pronarëve të truallit ku është fabrika./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended