Stop - Fati i policit të Elbasanit, hidhet në rrugë pas 23 vjetësh punë! (18 prill 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Vasil Ranxha, një polic i liruar nga detyra, denoncon në ?Stop?, se e hodhën në rrugë pas asnjë shkak, edhe pse punoi mbi 23 vjet në rradhët e policisë. As certifikata e sigurisë dhe as rezultatet e larta në punë nuk i vlejtën, për ta mbyllur karrierën, deri në moshën e pensionit.Maksi Andoni, kryekomisar dhe përgjegjës për burimet njerëzore në policinë e Elbasanit, thotë se Vasili dhe 20 të tjerë janë liruar, jo përjashtuar. Kjo, sipas tij, do të thotë, se të liruarit mund të kthehen në punë, nëse ka nevojë për ta.Kreu i sindikatës së policëve, Sadetin Fishta,tregon për ?Stop? , se të tilla vendime janë të padrejta, ndaj ai i është drejtuar Gjykatës për shfuqizim.

?Unë quhem Vasil Ranxha, banor i qytetit të Elbasanit. Kam punuar 23 vjet e gjysmë në Policinë e Shtetit dhe kohët e fundit kam qenë inspektor në dy ish-komuna të thella malore, në ish-komunën Gjinar dhe Zavalin, detyrë të cilën e kam kryer me rezultate shumë të larta. Më datë 09.02.2016, shefi i policisë më komunikon urdhërin e transferimit për në Peqin, një urdhër, në të cilin ndërrohem kokë më kokë me Xhevit Bisaj. Pasi shkoj në Peqin, punoj tre javë dhe marr lejen e zakonshme, të cilin nuk e kisha kryer. Më datë 31, që do të dilja në punë, më fton shefi i policisë së Peqinit dhe më thotë se më kishin hequr nga puna. Shkova në Elbasan dhe më thanë që ishte shkurtim i funksionit organik. I jam drejtuar emisionit ?STOP? për këtë padrejtësi që më është bërë! Menjëherë ndoqa rrugën ligjore. I kam bërë dy telegrame Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili nuk më ka pritur. Më ka pritur një inspektor Gani Zeneli, i cili më tha t?i drejtohesha Gjykatës, se ata s?kishin çfarë të bënin.

Vasil Ranxha shprehet se në bazë të ligjit të Policisë së Shtetit, uljet dhe ngritjet në pozicionin e punës bëhen në bazë të një vlerësimi pune, gjë që nuk ka ndodhur për të.

Gazetarja e emisionit ?STOP? i është drejtuar Drejtorisë së Policisë Elbasan, ku komunikoi me Maksi Andonin, Kryekomisar, Burimet Njerëzore. Ai është shprehur se Vasili, si dhe rreth 20 ish-punonjës të tjerë nuk janë të larguar nga Policia e Shtetit, por janë të liruar në kuadër të ndryshimeve strukturore.

?Kjo reformë strukturore ka ndodhur në bazë të vendit që shkurtohet, strukturës ku ishte. Cilët janë më të moshuarit, cilët kanë vitet që nuk penalizohen për të përfituar statusin e ushtarakut dhe çfarë performance ka patur. Më vjen keq për Vasilin dhe për gjithë të tjerët, por po shohim me precedencë mundësinë e rikthimit.?

Kreu i Sindikatës së Policëve, Sadetin Fishta shprehet se që prej vitit 2015, që ligji ka hyrë në fuqi dhe deri në momentin që kanë dalë urdhërat për shkurtim funksioni të këtyre 200 punonjësve, nuk ka dalë vendimi i qeverisë për ndryshimin e limitit të përgjithshëm organik në shkallë vendi.

?Për sa kohë nuk ka një vendim të tillë, Ministri i Brendshëm nuk duhej ...

Recommended