BOOM - 3 prill 2019 - Punonjësi i Shërbimit Diplomatik nuk gjen 16 vite punë, BOOM i zgjidh hallin

  • 5 years ago
#rtvora
misioni BOOM ka risjellë historinë e një ish-punonjësi të Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik, duke i gjetur 16 vite kontribut në punën e tij.

Pak kohë më parë ai denoncoi në BOOM se ka punuar tek drejtoria e shërbimit të trupit diplomatik nga viti 1983-2006 pa ndërprerje. Vitet e punës nga 1983 -1990 ishin gjetur, kurse nga 1990-2006, ai nuk i gjente dot.

Denoncuesi: Shqetësimi im është ky, tani meqë erdhi koha e pensionit thashë të interesohem njëherë për vitet e punës sa vite kam. Unë kam punuar në drejtorinë e shërbimit të trupit diplomatik nga viti 1983 deri në 2006. Në vitin 2006 jam larguar nga ajo drejtori. Kur i jam drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore , kam marrë këtë letrën ku figuron që unë kam qenë i siguruar deri në vitin 1990. Nga 1990 në 2006 i thonë 16 vite , unë i bie që duhet të jem i siguruar por me letra nuk figuroj. Prandaj i jam drejtuar BOOM-it. Kam dëgjuar ndërkohë që shkoja nëpër ISSH ,shihja shumë veta që e kishin këtë problem. Në librezën e punës siç do ta shikoni unë figuroj në punë deri në vitin 2006. Drejtoria ku kam punuar më thanë që ne i kemi paguar kontributet, por gjithsesi duhet të shkosh tek instituti i sigurimeve shoqërore, ato i kanë. I kemi arshivuar tek ata, i kemi dorëzuar. Për këtë gjë ju drejtova instituti të sigurimeve shoqërore , të cilët nuk kanë asnjë lloj dokumenti tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/punonjesi-i-sherbimit-diplomatik-nuk-gjen-16-vitet-e-punes-boom-i-zgjidh-hallin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz