Firma e ndërtimit i zapton pronën qytetarit, "BOOM" i zgjidh problemin

  • 5 years ago
#oranews #boom

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme denoncimin e shtetasit Bujar Zekthi, i cili jeton prej vitesh si emigrant në Greqi.

Zekthi ka mbetur i çuditur kur u kthye në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit dhe shikon që toka të cilën e gëzon me certifikatë pronësie i ishte zënë me tonelata dherash.

Pikërisht në Golem të Kavajës, shumë pranë tokës së zotit Bujar, firma e ndërtimit ALKO-IMPEX General Construcion ka filluar punën për ndërtimin e një hoteli me 5 kate dhe të gjitha dherat e nxjerra nga gërmimet i kanë depozituar ku kanë mundur.

Pavarësisht kërkesave të shumta të qytetarit që firma ti lironte tokën të cilën ia kishte zaptuar pa të drejtë, ai nuk mori asnjë zgjidhje.

Por shpresa e tij e fundit ishte emisioni "BOOM" dhe për këtë arsye ka kontaktuar gazetarët e emisionit.

Bujar Zekthi: Jam drejtuar te "BOOM" se më kanë zaptuar tokën.Gërmojnë themelet 100 metra larg nga këtu për të bërë një hotel 5 katësh dhe dherat që nxjerrin nga themeli i hedhin këtu. Punimet kanë gati një muaj. Kam shkuar tek drejtuesi i firmës dhe më ka thënë hajde me trgo kufijtë që ta pastrojmë si e ke pas. Pasi ja tregova kufijtë pas tre ditësh hodhën komplet pjesën tjetër, e bënë më keq se ishte. Kanë hedhur gati 60 metër kub dhe. Shkova dy herë në polici dhe thonë që ne nuk të mbarojmë punë për këtë problem, shko në komisariatin e Kavajës. Nuk kam ku ta zgjidh më, te policia e Golemit isha, te policia e Kavajës isha, atëherë iu drejtova emisionit "BOOM".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/firma-e-ndertimit-i-zapton-pronen-qytetarit-boom-i-zgjidh-problemin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz