Fati i Tahirit në gjykatë? Ish-ministri debate me prokurorët: Me 23 prill isha në drekë me Ramën

  • 5 years ago
#rtvora

Seanca finale në procesin ndaj Saimir Tahirit është mbajtur me debate të forta mes ish-ministrit dhe prokurorëve që kërkojnë ta dënojnë me 8 vite burg për akuzat e trafikut të drogës. Është dashur disa herë ndërhyrja e gjyqtarit të çështjes për të qetësuar situatën pas diskutimeve të ashpra mes Tahirit dhe prokurorëve. Gjatë debatit në gjykatë, Tahiri tha se ka qenë në takim me Edi Ramën në kohën kur prokuroria pretendon se ai ka folur me vëllezërit Habilaj.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka thënë fjalën e fundit para togave të zeza në seancën finale të procesit ndaj tij duke pretenduar se nuk ka asnjë provë që ai të dënohet.

Në seancën që zgjati më shumë se dy orë Tahiri ka debatuar me prokurorët, të cilët më 10 shtator kërkuan dënimin e tij me 8 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë seancës është dashur disa herë ndërhyrja e gjyqtarit të çështjes për të qetësuar situatën pas diskutimeve të ashpra mes Tahirit dhe prokurorëve.

Ish-ministri ka pretenduar se po dënohet se shiti një makinë, ndërkohë nuk la pa thumbuar pasardhësin e tij Fatmir Xhafaj duke i kujtuar vëllain e akuzuar për trafik droge.

Brenda seancës, Tahiri ka hedhur poshtë dhe përgjimet e dosjes ndaj tij ku përmendet termi ?shefi i madh?, duke thënë se në 23 prill ka qenë në drekë me Ramën.

Për këtë fakt, ai ka paraqitur dhe foto të mediave që kanë paqsyryar takimin.

Pas pretendimeve të Tahirit, gjykata ka kontestuar disa nga provat e dorëzuara në seancën e kaluar, konkretisht emailin e dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish-Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe regjistrin e hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fati-i-tahirit-ne-gjykate-ish-ministri-debate-me-prokuroret-me-23-prill-isha-ne-dreke-me-ramen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz