Greva e katolikëve në Lezhë - (16 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Rrezikojnë jetën dy prej grevisteve të urisë që kërkojnë një kishë. Greva më e fundit e urisë në shqipëri po ndodh në fshatin Zemen në Lezhë. Prej 7 ditësh 30 besimtar katolik po luftojnë me urinë vetëm për një kishë. Traddicionalisht në këtë zonë ka ekzistuar ky objekt kulti por që u shkatërrua gjatë regjimit komunist.

I gjithë konflikti nis që para katër vjetësh kur kishës ju vendos që në territorin e saj të fituar me vendim të qeverisë nisi me ndërtimin e disa objekteve të tjera edukative dhe fetare. Por ky territor u zu padrejtësisht nga disa fshatarë. Por pas një maratone gjyqsore vendimi me i fundit ai i gjykatës së Apelit në Shkodër i jep të drejtë kishës katolike. Por autoritetet vendore nuk e zbatuan vendimin, duke lënë në konflikt të hapur të dy palët. Zgjidhje të vetme besimtarët patën vetëm grevën e urisë.

Dy prej tyre dje kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Të shqetësuar dhe të alarmuar ndihen vetëm prindërit e të ngujuarve që presin jashtë në oborrin e kishës. Në mbështetje të këtyre besimtarëve deri tani janë shprehur vetëm Partia Demokristiane që njëkohësisht bën apel para qeverisë, që për të shpëtuar këta jetë njerëzish por dhe për të respektuar kultin fetar të ndërhyjnë pasi nesër do të jetë shumë vonë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended