Raporti antikorrupsion - (7 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Komisioni anti-korrupsion duhet të jetë më aktiv dhe të funksionojë vazhdimisht me pjesmarrjen e të gjitha palëve, përfshih këtu edhe qeverinë. Kështu thuhet në raportin e përgatitur nga anëtarët e komisionit anti-korrupsion të paktit të stabilitetit, të cilët kanë vëzhguar situatën në shqipëri më 18 dhe 19 Mars të këtij viti.

Sipas raportit të paraqitur duhet që brenda këtyre ditëve të paraqitet programi anti-korrupsion dhe të deklarohen çështjet prioritare që duhen të zbatohen sëshpejti. Ndonëse në raport vlerësohen hapat e deritaishme nënvizohet gjithashtu se vitet e fundit janë adoptuar mjaft ligje të reja, por ato nuk janë zbatuar në shumë raste.

Qeveria thuhet në raport ka pranuar se ka vështirësi në implementimin e ligjeve të reja. Me gjithë vështirësitë përfundon raporti duhet ende shumë për të bërë për të zvogëluar ekzistencën e korrupsionit dhe kontrabandës në vend.

Ndërkohë sot pasdite nën drejtimin e kryeministrit Meta është mbledhur komisioni ndërministror për anti-korrupsion ku është shqyrtuar programi i ristrukturuar. Është përcaktuar ndryshimi i afateve dhe prioritetet kryesore që sipas kryeministrit do të orjentojnë drejt arritjeve të rezultateve. Sipas tij u bënë përpjekje për të përfshirë dhe opozitën në këtë proces, panvarësisht se ajo nuk u tregua e gatshme për të marrë pjesë. Pork jo përfundoj Meta nuk mund të na pengoj ne për të vazhduar luftën kundër korrupsionit./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Category

📺
TV

Recommended