Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, që përfundoi me eliminimin e serbëve nga Botërori 2022, nuk kaloi pa tensione, sidomos mes shqiptarit Granit Xhaka dhe futbollistëve serbë.
Në pjesën e dytë, në minutën 65’ u shënua dhe incidenti i parë kur futbollistët serbë të stolit rezervë dolën nga pankina duke hyrë në fushë, duke bërë që njëri prej tyre të ndëshkohej edhe me karton të verdhë.
Duket se serbët u revoltuan nga veprimi i kapitenit shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka. Ky i fundit iu përgjigj thirrjeve nga futbollistët serbë të stolit, të cilët nuk ndalnin provokimet ndaj tij.
Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës u mbyll me rezultatin 2 me 3 për helvetikët, duke i nxjerrë serbët jashtë Botërorit. Goli i parë i ndeshjes në portën e Serbisë u shënua nga shqiptari tjetër i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Category
🗞
News