Greva e invalideve në ditën e dytë - (28 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot është dita e dytë e grevës së urisë nisur dje pasdite nga një grup invalidësh shqiptar. Nata e mbrëmshme nuk ka patur probleme serioze, ato që janë ndjerë më shumë janë dhimbje koke, këmbësh dhe në tërësi ka qenë një natë e ftohtë. Ofiçina që prodhon karroca tashmë streha e kësaj greve ka mjaft lagështirë.

Shumë afër me spitalin dhe asnjë mjek nuk është dukur për ti vizituar. Për arsye shëndetësore kjo grevë përfundon nesër në mesditë por që do të vazhdoj më protesta. Kanë lënë masazhin dhe terapinë e vazhdueshme përgjysmë. Tashmë luajn me letra dhe hedhin fall për fatin e tyre./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended