Disko Lajme - (9 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dje romët festuan ditën e tyre ndërkombëtare. Në këtë festë fëmijët romë bënë thirrje të ndalohej diskriminimi rracor, por vetë ata në këtë ceremoni në vend ti këndonin dorës së tyre i thurën lavde dorës së bardhë. Dhe në këto raste po nuk deshe veten nuk të do askush, këtë e konfirmon edhe kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi. Por Ruçi nuk e ka provuar se ç?dashuri ka opozita jo vetë për vete. Shihni dorën e ngrohtë të Berishës në supin e gazetares.

Javën e kaluar shikuesit tonë i mungoj konferenca e shtypit e kryetarit të PDK Zef Bushati, për të mos ja harruar portretin ju ftojmë të ndiqni pamjet e një mbledhje tjetër partie.

Ambasadori i OSBE-së Ahrens, e pati të vështirë këtë javë kur shkoi tek zyra e Nanos në PS. Nëpër shkallë ai harroi sinjalin, a të hipte në katë të dytë dhe të trokiste dy herë, a të hipte në kat të tretë dhe të trokiste tre herë. Megjithatë këshilla jonë është përsëritja të paktën 6 herë.

Dhe së fundmi të nderuar shikues një njoftim. Njoftohet presidenti i republikës Mejdani të vijë pranë kompanisë Klan të tërheq paratë për spotin. Nëse për reklamat e tjera ne kemi paguar misse, spotin tonë këtë radhë e bëri vetë Rexhep Mejdani./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Category

📺
TV

Recommended