Zgjedhjet në Greqi fiton Simitis - (10 Prill 2000)

RTV KLAN

by RTV KLAN

6 views
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Greqi, ku siç dihet tashmë fitues për të tretën herë rresht që nga 1993 u shpall PASOK që kryesohet nga Kostas Simitis. Presidenti i Greqisë Stefanopulos i jep mandatin kryeministrit Kostas Simitis që të ndërtoj qeverinë e re, e cila sipas parashikimeve nuk do të ndryshoj vijën e saj në shumë aspekte të jetës, përfshi këtu edhe qëndrimin ndaj shqiptarëve. Duke patur si synim kryesor futjen në 2001 në ONE.

Do të vazhdojmë rrugën e lënë përgjysmë deklaron fitimtari i zgjedhjeve parlamentare Simitis, i cili sëbashku me PASOK-un e tij do të ketë 158 vende në parlamentin e ri. Nga ana tjetër Partia Demkracia e Re, e cila ishte shumë afër fitores me 42.82%, do të ketë 125 vende në parlamentin e ri.

Dy partitë e tjera fitimtare Partia Komuniste Greke ose KUKUE siç njihet ndryshe, e drejtuar nga zonja Paparika, do të ketë 11 vende në parlament dhe partia e Aleancës Socialiste me kryetar Kostandopulos do të ketë 6 vende në parlament./ tvklan.al

Gazetar ? Kostandin Grillo