Pavli Zëri për mbledhjen e Shkupit - (6 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Përfaqësuesit e Shqipërisë në mbledhjen e Shkupit kanë qenë krejtësisht të pa përgatitur. Kështu ka deklaruar sot sekretari i paktit të stabilitetit Pavli Zëri menjëherë pas alarmit të hedhur nga Sabri Godo për mos përfshirjen e Shqipërisë në projektet e Korridorit 8. Pikërisht në mbledhjen e Shkupit ka qenë i dukshëm mendimi se rruga për në Kosovë duhet të kaloj nga Selaniku dhe jo nga aksi rrugor Durrës-Kukës.

Pavli Zëri:- ?Në mbledhjen e Shkupit ka pas një problem. Për mua ka qenë një mungesë informacioni paraprak, nga ana e nje pjesë e autoriteteve shqiptare që meren me këtë punë, por që kam përshtypjen që mbledhja e Shkupit nuk e kompromenton aspak faktin e kalimit të Korridorit 8 nga Shqipëria. Kuptohet që Greqia është e interesuar të bëj këtë punë duke qenë një vend i rajonit ashtu si dhe Italia dhe janë të justifikueshmë në një farë mënyre përpjekjet që bën çdo shtet i veçantë për të marrë sa më shumë nga ky pakt. Kuptohet që ka shumë punë për të bërë. Nekemi mungesat tona, që reflektohen pastaj në vendimet që bëhen në mbledhje të veçanta?.

Tryeza ekonomike për paktin që është përcaktuar për tu mbledhur nesër do të drejtohet nga ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë Ermelinda Meksi. Vetë kryeministri Meta ka propozuar që tryeza ekonomike të drejtohet nga Meksi./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego