OSBE ultimatumi për partitë - (24 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Procesi elektoral në Shqipëri sjell në Tiranë Robert Frowik. Nëse ky proces ka thënë ai dje do të jetë i lirë dhe demokratik, atëher dhe mbështetja amerikane do të jetë më e madhe. Përball këtij kushti lëvizjet kanë filluar. Frowik takohet me Metën, Mejdanin, përfaqësues të partive politike etj. Nga ana tjetër edhe ambasadori Ahrens konsultohet me Mejdanin për procesin electoral.

Dhe fill pas kësaj nga selia e OSBE-së në Tiranë vjen ultimatumi i ekspertëve ndërkombëtar se konsultimet rreth draftit elektoral të cilat po zhvillohen çdo ditë në selinë e OSBE-së me ekspertë dhe të partive politike shqiptare, duhet të përfundojnë në datën 7 Prill. Në rast të kundërt në parlament duhet të kaloj drafti nga qeveria shqiptare.

Eksperti i PD Ilir Rusmajli është shprehur sot se ky është një afat që arrihet dhe se për të është më i rëndësishëm konsensusi. Ndërsa për përfaqësuesin e PS Spartak Braho data e përfundimit duhet të ishtë 31 Marsi dhe jo 7 Prilli. Braho nuk beson në arritjen e kompromisit në këto diskutime, ku përfshihet dhe pika e nxehtë e diskutimit të KQZ. Gjithsei konsultimet rreth kodit elektoral vazhdojnë çdo ditë në selinë e OSBE-së në Tiranë./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari