Hajdaraga dhe Dervishi për incidentin në Sarandë - (29 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një anije luftarake greke ka hyrë dje në ujrat bregdetare në Sarandë. Pa asnjë arsye ajo ka hapur zjarr për afro 10 minuta në drejtim të rojeve tona bregdetare në ujrat shqiptare. Lidhur me këtë incident është prononcuar sot ministri shqiptar i Mbrojtjes Luan Hajdaraga.

Luan Hajdaraga, ministri i Mbrojtjes:- ?Sipas informacioneve që kemi një anije greke ushtarake ka qëlluar në drejtim të territorit tonë dhe organet përkatëse po e verifikojnë?.

Gazetarja:- Çfarë komenti keni për këtë.

Luan Hajdaraga, minisri i Mbrojtjes:- ?Përderisa do të hetohet ngjarja, kuptohet që mbi bazën edhe të hetimit dhe konkluzioneve do bëjmë edhe një raportim?.

Ndërsa drejtori i rendit Albert Dervishi pohon.

Albert Dervishi:- ?Po verifikohen rrethanat për këtë incident dhe do të jepet edhe një informacion për mediat?.

Megjithse incidente të këtij lloji nuk ndodhin për herë të parë edhe këtë radhë duket se ngjarja në fjalë do të mbyllet vetëm me një notë proteste./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari