Gazetaret e redaksive në punë për 8 Mars - (8 Mars 2000)

RTV KLAN

by RTV KLAN

0 views
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazetaret as 8 Marsin nuk e bëjnë pushim. UNESKO jeti mënyrën për ti nxjerrë ato në punë, ditën e festës ndërkombëtare të gruas. Thirrja e UNESKO për drejtimin e redaksive të informacionit nga gazetaret, ka gjetur mbështetjen në median e shkruar dhe atë elektronike shqiptare. Që në orët e vona të së djeshmes redaksitë e gazetave shhqiptare janë urdhëruar nga gratë e gazetave shqiptare. Megjithëse ka zera që as për një ditë disa kryeredaktor nuk e kanë lënë postin e tyre.

Ndërsa sot në mbledhjet e mëngjesit ka qenë po gazetaret e ekranit të cilat kanë ndarë detyrat. Pra sot gazetat dhe lajmet kanë firmën e gazetareve shqiptare. Sot ato nuk pushuan si masa tjetër e grave, por bënë informacionin e ditës duke treguar se ndoshta dinë ta bëjnë mirë këtë punë./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori