RTV formularët për licensa - (25 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Telemania e shqiptarëve është zgjeruar këto vitet e fundit, me dhjetra stacione televizive ka zbritur këto ditë në tryezën e këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, entit i cili do të shpërndaj edhe licensat. Që nga 20 Dhjetori i vitit 1995 kur në ekranin e vogël u shfaqën stacionet e para televizive numri i tyre ka ardhur në rritje. Vetëm në Tiranë transmetojnë mbi 15 stacione televizive private. Ndërsa në rrethet kryesore funksionojnë dhjetra të tilla. Për të shmangur kaosin e frekuencave dhe interferencave KKRTV ka hartuar formularët dhe procedurat për aplikim, për trasmetimet radio FM dhe televizive kombëtare e lokale.

Gjatë kësaj jave rreth 45 radio televizione private kanë tërhequr formularët pranë Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve të cilat shënojnë nisjen e procesit të licensimit. Formularët duhet të tërhiqen brenda 31 Marsit, ndërsa afati i fundit për dorzimin e kërkesave është data 11 Maj.

Parashikohet që gjatë muajit korrik të shpërndahen licensat për RTV lokale e private. Ndër kërkesat kryesore që duhet të plotësojnë objektet aplikuese për të përfituar licensën kombëtare janë, asnjëri prej bashkëpronarëve në RTV nuk duhet të zotëroj mëse 40% të aksioneve, duhet që ky transmetues të mbuloj me sinjal rreth 70% të territorit shqiptar.

Për licensat e televizioneve kombëtare, licensa është 8 vjeçare, ndërsa për radiot kombëtar kohëzgjatja është 6 vjeçare. Taksa vjetore e licensës është 500 mijë lekë ndërsa depozitat bankare mbi 100 milion lekë. Gara e licensave të RTV ka vetëm mëse një jave që ka nisur ndërkohë që janë mbi dhjetra RTV që kanë shprehur dëshirën të përfitojnë licensën kombëtare./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended