Shemsie Kadria trupi gjykues - (7 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Trup i ri gjykues për çështjen Gjallica. Kështu ka vendosur sot gjykata e Apelit pas kërkesës së prokurorit të çështjes Bilbil Mete. Pikërisht në seancën e parë të procesit gjyqsor dy javë më parë kur e ulën në bankë ishte vetëm ish-presidentja e Gjallicës Shemsie Kadria. Prokurori Mete kërkoi largimin e tupit gjykues të kryetarit të tij Sokol Pasho dhe gjyqtarit tjetër Arben Micko. Shkaku i kërkesës së prokurorit ishte se dy gjyqtarët kishin qenë anëtar të trupit gjykues të cilët kishin ndryshuar masën e sigurisë ndaj burrit të Shemsies, Gani Kadrisë nga burg në paraqitje të detyrueshme.

Kërkesën e prokurorit Mete, dy gjyqtarët Pasho dhe Micko ja lanë në dorë Apelit. Në seancën e sotme gjyqtari i gjykatës së Apelit Fatos Gjata, pas dëgjimit të dy palëve vendosi ndryshimin e trupit gjykues duke larguar Pashkon dhe Mickon. Tashmë trupi i ri do të vendoset pas hedhjes së shortit në gjykatën e faktit Tiranë.

Shemsie Kadria është e pandehura e vetme pasi dy të akuzuarit e tjerë Gani Kadria dhe Fitim Gërxhalliu gjykohen në mungesë. Vetë Shemsie Kadria zbriti në Rinas veç tre muaj më parë pas ekstradmit nga Turqia. Borxhi që Gjallica i detyrohet 97 mijë kreditorëve të saj kap vlerën prej 325 milion dollarë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj