Ora News -"Lazarat 2", familjarët hedhin karrigen drejt trupit gjykues të Apelit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është shoqëruar me tensione dhënia e vendimit për të pandehurit e dosjes "Lazarati2" në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Vendimi ishte parashikuar të jepej në orën 12:00 por trupa gjykuese u paraqit në seancë në orën 13:00.

Situata e acaruar nisi në momentin kur u lejua që gazetarët dhe kameramanët u lejuan të hynin në sallën e gjyqit për të ndjekur senacën. Ky vendim acaroi familjarët të cilët hidhnin akuza ndaj gazetarëve se kishin shpifur ndaj të pandehurve.

Më pas trupi gjykues lexoi vendimin i cililinte në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për shumicën e të pandehurve ndërsa vetëm për dy vendosi uljen e dënimit.

Familjarët brenda në sallë kanë hedhur karrige drejt trupit gjykues, ndërkohë të pandehurit kanë shfaqur sjellje agresive brenda kafazit me hekura në sallën e gjyqit .

Situata e acaruar ka vijuar edhe jashtë seancës gjyqësore ku familjarët kanë vijuar t'i ndjekin pas gazetarët duke i kërcënuar dhe ofenduar, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.


Vendimi i Apelit

Albion Aliko ? Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Bajram Boci ? Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Elvis Boçi ? 35 vite burg-Mbetet në fuqi
Alban Aliko ? 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite
Elson Kasma ? 18 vite burg-Apeli sot e uli në 17.6 vite
Xhulio Malo ? 10 vjet-Mbetet në fuqi
Klodian Selimi ? 13 vjet-Mbetet në fuqi
Oltion Proko ? 9 vite burg-Mbetet në fuqi
Dervish Gaba ? 15 vite-Mbetet në fuqi
Ruhan Hija ? 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri ? 15 vite burg-Mbetet në fuqi

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/apeli-nuk-ndryshon-denimet-te-pandehurit-e-lazarat-2-incident-jashte-salles-se-gjyqit