Hallexhinjtë në PS - (20 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Selia rozë për këta njerëz që presin duket se është kthyer në gri me të gjitha nuancat e saj. Problemet dhë shqetësimet e tyre kanë mbrritur tek kjo derë e mbyllur në të cilën qëndron e varur edhe një listë, ku sekretarët e PS kanë caktuar oraret e pritjes së popullit. Cilat janë shqetësimet dhe shpresat e këtyre njerëzve? Ata kanë trokitur në shumë dyer para se të mbrrijnë deri këtu.

Megjithëse ndodhen para selisë të partisë në pushtet duket se për hallexhinjtë ka pak rëndësi se për kë kanë votuar. Kjo është pamja e pasme e selisë rozë. Qytetarët ankohen edhe për orain e pritjes që nuk respektohet. Problemet e këtyre njerëzve duket se kanë mbrritur në një llotari./tvklan.al