Kryetarët e PS në selinë rozë - (3 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në selinë rozë janë mbledhur sot një pjesë e kryetarëve dhe sekretarëve të përgjithshëm të Partisë Socialiste në rrethe, për të diskutuar rreth shkeljeve statutore që janë kostatuar gjatë zgjedhjeve në këshillat zonal dhe organizatat bazë të PS. Gjatë debateve në këtë takim është nënvizuar se rrethet më problematike ku janë vënë re shkeljet statutore, janë Lushnja, Rrogozhina, Tepelena, Elbasani, etj.

Gjatë procesit zgjedhor në këto zona ka ndodhur që të zgjidhen dy kryetarë organizate apo kryetarë të këshillave zonal me arsim të mesëm, gjë që bie ndesh me statutin e PS. Drejtuesit e takimit të sotëm sekretarët Koçi, Dade dhe Rama gjatë debatit kanë nënvizuar se këto parregullsi do të ndreqen nga komisioni i garancive statutore që do të zgjidhet në konferencat e rretheve.

Këto komisione sipas sekretarëve socialist do të verifikojnë proceset zgjedhore në zonat e kontestuara dhe në rast se shkeljet statutore vërtetohen, atehere shkeljet në këto zona do të përsëriten. Problemi i mosmbajtjes së dy funksioneve do të diskutohet në mbledhjen e kryesisë së PS./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/