Vendimi i UEFA, Duka: Presim 3 pikët, arbitri raport jo të drejtë

  • 10 years ago
Një ditë para vendimit që do të marrë UEFA, për ndeshjen Serbi-Shqipëri, kreu i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë telefonike nga Zvicra për A1 Report tha se pret një vendim të drejtë.

Sipas kreut të FSHF-së është bërë një lojë fjalësh në raportin e dorëzuar nga arbitri i ndeshjes. Duka zbuloi për A1 Report se ai (arbitri) në raportin e tij ka shkruar se Shqipëria refuzoi të futej në fushë për të luajtur. Gjithashtu Duka tha se oficeri i sigurisë dhe delegati i UEFA-s në raportin e tyre kanë pasqyruar me saktësi atë që ndodhi, përveç koreve raciste.

Kreu u FSHF-së tha se pret trepikëshin nga UEFA, ndërsa sipas tij pala shqiptare e ka kopsitur mbrojtjen në mënyrë kronologjike dhe me fakte.

“Ne kemi dërguar dje gjithë mbrojtjen tonë, foto, video dhe gjithë materialet që kemi pasur. UEFA ka marrë dokumentet. Ata do të studiojnë këto fakte dhe nesër do të dalin me një vendim. Dokumenti jonë përmban në mënyrë kronologjike ngjarjet dhe të mbështetura me fakte. Për shembull deklaratat e futbollistëve të dëmtuar i kemi të shoqëruar me raportet mjekësore. Kemi argumentuar se ne nuk kemi refuzuar të luajmë, por s’kemi pasur mundësi”, deklaroi Duka për A1 Report.

Recommended