Kriza në Ukrainë, të mërkurën në Bjellorusi shansi i fundit për Paqe

  • 9 years ago
Për Ukrainën do të ketë edhe një shans për paqe. Liderët më të rëndësishëm botërorë, Putin, Poroshenko, Merkel e Hollande në fund të telekonferencës së mbajtur sot propozuan një takim që do të mbahet këtë të mërkurë në Minsk të Bjellorusisë, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Telekonferenca mes 4 liderëve ka hapur një mundësi të re pas disa orë negociatash të ethshme me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të krizës në Ukrainë. Kulmi i tensioneve gjatë ditës së sotme u shënuan me deklaratat Uashington-Moskë.

Zyrtari i sigurisë Joe Biden tha se SHBA do të vijojë të ofrojë ndihmë për sigurinë në Kiev. Kjo pasoi një reagim të menjëhershëm nga Moska. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov i është kundërpërgjigjur zyrtarit amerikan Xhoe Biden duke i thënë se po dërguat armë në Kiev, pasojat do të ishin të paparashikueshme dhe do të minonin përpjekjet për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë.
Por situata u ç’tensionua nga sekretari amerikan John Kerry i cili siguroi për gjetjen e një zgjidhje diplomatike. Ishte Britania ajo që u tregua më e ashpër. Ministri i jashtëm Philip Hammond deklaroi se ‘Putin sillet në Ukrainë si jë tiran i shek 20’. Sipas tij, Rusia duhet të braktisë Krimenë dhe të nisë respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

Ndërsa Italia u tregua më diplomate. Ministri i jashtëm Paolo Gentilioni tha se SHBA është një nga aleatët më të mëdhenj dhe do t’u bashkohen çdo vendimi të tyre, ndonëse Italia nuk është pro kësaj. Ndërkohë që po bisedohej për paqe, në Ukrainën lindore u shënuan së paku 8 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Recommended