Tsipras: Borxhi, do negociojmë me kreditorët, heqim masat shtrënguese

  • 10 years ago
Kryeministri grek Aleksis Tsipras shpreh besimin për arritjen e marrëveshjeve më kreditorët mbi pagesën e borxhit, ndonëse sipas tij është ende herët për negociata. Në një deklaratë për agjensinë e lajmeve Bloomberg kryeministri i qeverisë së sapoformuar greke u shpreh se nuk ka patur kurrë për qëllim të veprojë në mënyrë të njëanshme.

“Diskutimet me partnerët europianë sapo kanë filluar. Pavarsisht perspektivave të ndryshme, kam bindjen dhe besimin se së shpejti do të arrijmë një marrëveshje me përfitime reciproke, si për Greqinë ashtu dhe për Europnë në tërësi”, deklaroi Tsipras.

Ai tha se Greqia do të paguajë borxhet e BQE-së, FMN-së dhe do të arrijë një marrëveshje me shtetet anëtare të eurozonës që bënë të mundur pjesën më të madhe të pakëtës së borxhit.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel ka përjashtuar anullimin e borxhit duke u shprehur se kreditorët i kanë bërë tashmë lëshimet e tyre. Partia Syriza e drejtuar nga Tsipras fitoi zgjedhjet e përgjithshmë parlamentare javën e shkuar me premtimin për anullimin e gjysmës së borxhit të madh të daljes nga kriza.

Ministri i ri i Financës Yanis Varoufakis ka refuzuar të punojë me “Troikën” e institucioneve globale mbi pagesën e borxhit, që konsiston me marrëveshjen e qeverisë së mëparshme Greke për borxhin e daljes nga kriza me vlerën e 240 miliardë eurove.

Troika përbëhet nga Komisioni Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Greqia ka ende një borxh prej 315 miliard eurove, rreth 175% të prodhimit të brendshëm bruto, pavarsisht se disa kreditorë kanë hedhur poshtë borxhin në një rinegociom të vitit 2012-të.

Recommended