Kukësi rimerr kryesimin e Superiores Skënderbeu ndalet, Vllaznia bie sërish

  • 10 years ago
Teuta kompenson humbjen 2-1 në Vlorë përballë Flamurtarit javën e kaluar duke mposhtur Vllazninë, po 2-1 të shtunën në stadiumin “Niko Dovana”, e cila pësoi humbjen e dytë radhazi në fazën e tretë me të njëjtin rezultat, pra 2-1.

Kukësi nuk e kishte aspak të vështirë që të mundte modestët e Elbasanit në “Zeqir Ymeri” me rezultatin e thellë 3-0, teksa autori i goleadës ishte kroati Pero Pejic. Kukësi ngjitet kështu sërish i vetëm në krye të tabelës, pasi për pak orë bashkëkryesonte me ekipin e Tiranës.

Skënderbeu u ndal në barazim në shtëpi nga Laçi, vendasit patën raste pa fund për të shënuar, por nuk arritën që t’i shfrytëzonin, falë edhe paraqitjes së mirë të miqve.

Recommended