A1 Report - Schulz: Koalicioni qeverisës në Greqi “një gabim” i madh

  • 9 years ago
Presidenti i Parlamentit të Bashkimit Europian, Martin Schulz, thotë se mendon që koalicioni i qeverisë së re greke nuk po funskionon. Bashkimi Europian është bllokuar në bisedime të pasuksesshme mbi reformat greke.

Deklarata e Schulz erdhi pak ditë pas takimit të tij me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, në Bruksel. Në një takim të së njëjtës ditë shefi i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker i tha Tsipras se debatet mbi borxhin grek po merrnin shumë kohë.

Kështu deklaratat e Schultz kërcënojnë për zgjatje të mëtejshme të mosmarrëveshjeve, pas deklaratës së të dielës në një gazetë gjermane se koalicioni i partisë së majtë dhe asaj të krahut të djathtë ishte “një gabim”.

Ndërkohë një ditë më parë lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, e njëkohësisht ministri i Mbrojtjes greke, akuzoi Gjermaninë se po “ndërhyn” në çështjet e brendshme të vendit.

Kritikat e tij i drejtoheshin ministrit të financave gjermane, Volfgang Schauble, i cili më herët kish paralajmëruar për një “Grexit”, duke nënkuptar daljen e Greqisë nga Eurozona.

Në të përditshme gjermane “Bild”, Kamenos shprehej se nuk e kuptonte këtë kundërshtim të Schauble kundrejt greqisë, që i përngjante sipas tij një lufte psikologjike, që po helmon marrëdhëniet mes dy vendeve.

Greqia arriti një marrëveshje me BE-në për zgjatjen e borxhit të ndihmës dhe për katër muaj të ardhshëm për 7,6 miliard euro të mbetura nga borxhi i shpëtimit, por Eurogrupi nuk e ka pranuar ende listën e reformave, duke kërkuar që Greqia të marrë masa e plane më konkrete për realizimin e tyre.

Category

People

Recommended