Rama për Corriere: Kryetari i Bashkisë, fillim i 1 kryeministri

  • 9 years ago
ITALI - Kërcënimi i ISIS kërkon një betejë pa kthim dhe një Evropë të bashkuar. Jemi të gjithë kërcënuar. Por përgjigja duhet të jetë një Evropë shprese dhe jo frike. Janë këto fjalët e kryeministrit Edi Rama në një intervistë dhënë mbrëmë për prestigjiozen italiane “Corriere della Serra” ku flet për një sërë çështjesh, që nga kërcënimi që vjen prej militantëve të shtetit islamik, tensionet me Moskën, Bashkimi Evropian dhe politika italiane.

“Duhet të vazhdojmë përpjekjet që kemi bërë deri më tani pasi ata kërcënojnë civilizimin tonë. Por për këtë duhet të zgjidhim një problem edhe më të madh të atyre që për qëllime personale politike tentojnë të përçajnë dhe jo të bashkojnë, dhe u thonë njerëzve se problemi janë myslimanët” - shprehet kryeministri Rama i cili nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj lidershipit europian në përballjen me Rusinë. “Nuk është një sfidë e lehtë sepse sot kemi të bëjmë me një Evropë të frikës, një projekt të papërmbushur, pa lidership e pa kurajë. Me Rusinë u pa mungesa e vërtetë e një Evropë të madhe strategjike”- thotë kreu i qeverisë shqiptare.

Megjithatë për Ramën, BE mbetet një ëndërr dhe e vetmja rrugë për të garantuar brezat e ardhshëm. Në këtë intervistë Rama flet edhe për raportet me Beogradin, duke thënë se vendet e Ballkanit nuk e kuptojnë që është më mirë të jenë të bashkuar se sa të përçarë, sepse nuk këtë mënyrë nuk do të mund të ecin përpara por do të jenë gjithmonë të dobët me Brukselin.

Recommended