Spitali Onkologjik Tiranë - (21 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky është spitali ku askush nuk do donte ti afrohej. Pacientët janë njerëzit që kanë pak shpresa nga sëmundja mjaft e prhapur në botë dhe që gjen pak zgjidhje. Onkologjiku më i veçuari nga grumbulli i spitaleve të tjerë, trajton sëmundjet e rënda kancerogjene. Spital qëmendja menjëherë të shkon tek vdekja. Vetëm 6 javë trajtim spitalor dhe më pas kurim periodik.

38 është numri i pacientëve që janë aktualisht në shtretërit e pavionit të rrezatimit që do të ndjekin më pas kurën e caktuar. Nga mjekët e këtij spitali ruhet sekret diagnoza e sëmundjes. Në disa vende të botës informimi për të ndikon psikologjikisht mirë për ta suportuar si sëmundje.

Aparati i vetëm i rrezatimit arrinë veç një të tretën e pacientëve të kurojë. Agim Sallaku shef i repartit të radiologjisë tregon:

Agim Sallaku:- ?Ne trajtojmë rreth 30-40 të sëmurë në ditë dhe në vit arrijmë të trajtojmë deri në 500 të sëmurë. Mjekimi me radioterapi i bëhet të sëmurëve që në fazë të hershëm, qoftë në fazat e avancuar të sëmundjes tumorale. Nëse sëmundja kapet në fazat e hershme sëmundja shërohet plotësisht, në fazat e avancuar i sëmuri mund të përfitoj vite jete, të cilat ai i kërkon me ngulm?.

Kirurgjia, kimioterapia dhe radiologjia janë tre mënyrat e kurimit të kësaj sëmundje që ka mundësi të pakta shërimi./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti