Ambasada Kanadeze hapet në Tiranë - (7 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kanadaja hap dyert për emigrantët shqiptarë. Mbi 3 mijë vetë punojnë aktualisht në kontinentin e largët. Në hapjen e ambjenteve të reja të zyrës së ambasadës së kanadasë në Tiranë, ishin të pranishëm presidenti Mejdani, kyeministri Meta, kryeparlamentari Gjinushi, diplomatë e gazetar. Munguan përfaqësuesit e opozitës.

Kanadaja pranon si emigrant legal kryesisht familjarë, njerëz që kanë një profesion në shqipëri. Ambasadori kanadez Kindsman, tha se shqipëria ka njerëz intelektual që duhen vlerësuar për aftësitë, inisiativat dhe projektet e tyre.

Në prag të festës së gruas ambasadori kanadez Kindsman, dhuroi shumën rreth 1 milion lekë për shoqatat e grave shqiptare./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Category

📺
TV

Recommended