Ambasadorja Kanadeze në Tiranë - (15 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazetarja:- Çfarë lëhtësirash krijon për qytetarët kanadez hapja dhe funksionimi i plotë i ambasadës kanadeze në Tiranë?

Ambasadorja Kanadeze:- ?Dua të shpjegoj së pari, arsyen e hapjes së zyrës këtu në Tiranë, që është forcimi i marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat, si relacionet politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit me policinë dhe ushtrinë, një program aktiv ndihme për rehabilitimin e shkollave, projekte për ujin, asistencë qytetarëve kanadez që ndodhen në Shqipëri dhe shërbime emigracioni?.

Gazetarja:- Çfarë procedurash duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të shkojnë në Kanada për vizë pune, turistike etj, dhe cilat janë procedurat për ata që duan të emigrojnë në Kanada?

Ambasadorja Kanadeze:- ?Këto janë dy procedura të ndryshme, njëra është procedurë për vizë vizitorësh, i cili duhet të bëjë një kërkesë me shkrim ambasadës kanadeze në Romë. Zyra jonë këtu ndihmon me informacionin, me shpërndarjen e formularit kërkesë, këshillon dhe ndihmon aplikantin. Në rastin e vizës për emigrim është një procedurë pak a shumë e ngjashme lidhur me llojet e shërbimeve që jep zyra jonë këtu. Eventualisht intervistat për emigrim kryen në zyrat e Tiranës?.

Gazetarja:- A mund të na thoni se sa kërkesa për emigrimin keni patur deri tani dhe sa prej tyre janë plotësuar nga ana juaj?

Ambasadorja Kanadeze:- ?Për gjatë viteve numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për emigracion ka ndryshuar në mënyrë të dukshme. Në vitet 97-98 ky numër ka qenë më i lartë dhe më pas është ulur. Shifra varion nga 500-2500 aplikime e kërkesa në vit. Aplikantë të suksesshëm që kanë emigruar në Kanada në këto 10 vitet e fundit janë 2500?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego