Bujqit në fashatin e Tiranës - (29 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kjo është një familje bujqish në një fshat të Tiranës. Sipas ligjit ata kanë marrë nga 600 m2 tokë për frymë. Pra 15 vetë kanë vetëm 6 dynum tokë. Arën e punojnë me krah sepse traktoristi sipas tyre kërkon shumë lekë. Duke qenë se sistemi vaditës është shkatërruar, 1kg pesticide kushton sa rroga mujore e një mësuesi. Shtrenjt janë edhe farat e kështu me radhë. Bujqit shqiptar mbjellin sa për vete për gjënë e gjallë. Që të arrijnë të hyjnë në tregun vendas bujqit shqiptar thonë se u duhen të paktën dy gjëra, më shumë tokë dhe kredi afatgjatë.

Ndërsa në kushtet e sotme çështjet ekonomike fshatit shqiptar ja ka zgjidhur emigracioni. Ky djalë tregon se ai fitonte në një muaj në greqi aq sa e gjithë famija fiton për një vit duke punuar tokën në shqipëri. Pra sot për sot i vetmi eksport me të cilin mund të krenohet fshati shqiptar është emigracioni./tvklan.al