Luftë edhe me krimin mjedisor

  • 6 years ago
Ndotja e ajrit, lumenjve, tokës dhe prerja e paligjshme e pyjeve janë krime që nuk mund të tolerohen. Sipas ministrit Blendi Klosi, autorët e duhet të ndëshkohen edhe ligjërisht. Problemet me mjedisin dhe mungesa e politikave u vu në dukje edhe nga ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt.

"Gjurmët e krimit mjedisor janë të dukshme anembanë vendit. Të gjithë e njohim këtë realitet. Fatkeqësisht, të mungojnë të dhënat e plota në lidhje më këtë fenomen. Vendit ende i mungojnë mekanizmat e sakta të raportimit dhe ka ngelur prapa me hetimin e këtyre krimeve".

Në Konferencën për Krimin Mjedisor u fol edhe për masat e marra nga qeveria për të parandaluar krimin mjedisor, ndërsa Ministria e Turizmit prite të dalë me propozime konkrete për ndryshimin në Kodin Penal.