Alarm mjedisor ne lumin Gjanica

  • 6 years ago
Ka ndërruar sërish ngjyrë, ndërsa kundërmon era squfur. Teksa po rehabilitohet, Gjanica ka edhe një problem të fundit për të zgjidhur, ndotjen nga nafta. Derdhja e mbetjeve të naftës dy ditë më parë alarmoi Inspektoriatin Mjedisor në Fier. Kryeinspektori Hader Çako denoncoi dy kompani nafte se po derdhin mbetje të papërpunuara në lumë. Ditët me reshje janë shfrytëzuar për të fshehur hedhjen e sasirave të mëdha të hidrokarbureve në lumë.

?Ne kemi gjetur këto dy pika, të cilat kanë ndotje tej mase. Janë marrë analizat, ku në njërën është vërtetuar që ka ndotje të elementeve të hidrokarbureve dhe toksike?, u shpreh ai.

Për ndotësit do të vendosen gjoba dhe do të kallëzohen penalisht.

?Po vazhdojmë procedurat që është gjobë deri në 20 milionë siç na e lejon ligji për inspektimine mjedisit dhe pezullim punimesh?, u shpreh Çako.

Ndotja nga hidrokarburet vazhdon prej dekadash në Fier.  Bashkia ka vendosur të ndëshkojë shkaktarët me gjoba për t?i dhënë fund situatës. Ujërat e lumit Gjanica janë toksike dhe ndërrojnë ngjyrë në varësi të mbetjeve që kompanitë e naftës hedhin në të. /abcnews.al

Category

📺
TV

Recommended