Me shume se 300 punonjëse të një fasonerie në Shkodër kanë protestuar sot para zyrës rajonale të Punës në Shkodër. Ato kanë marrë pagën e luftës prej 40 mijë lek të reja, por kërkojnë edhe asistencën, pasi kane dale si të papunë. Para mediave ato thonë se i takojnë të dyja përfitimet pasi ato kanë derdhur sigurime shoqërore prej 20 vitesh
"Na kanë mohuar pagesën e papunësisë. Kur një institucion të mbyll dyert ne si kontribuues të këtij shteti për gati 20 vitesh na mbetet vetëm një zgjidhje të kërkojmë të drejtën kushtetuese përpara mediave qendrore me një mesazh për ministrinë e Financave dhe kryeministrin e vendit. Ne kemi dalë të papunë për shkak të covid-19 në mars të këtij viti. më 30 mars të këtij viti. Zyra e punës Shkodër duhet të zbatojë VKM-në duke filluar pagimin e pagesës së papunësisë dhe jo ta pezullojë procesin me dashje" , tha një punonjëse.
Drejtorja e Zyrës së Punës, Rozafa Zmijani sqaroi punonjësit se ka kontaktuar me drejtorinë e përgjithshme dhe ministrinë e Financave dhe ka marre një përgjigje ditën e djeshme. Në përgjigje thuhet qarte që punonjësit nuk mund të përfitojnë nga dy skema lehtësuese njëkohësisht pasi ligji nuk lejon mbivendosje
"Tek ne kanë aplikuar për pagesë papunësie. Nëse drejtoria na kthen përgjigje këto kanë përfituar nga paketa tjetër, ata automatikisht eliminohen. Nëse drejtoria e tatimeve nuk na kthen një përgjigje të tillë, atëherë ne nuk mund të bëjmë dallim. I takon drejtorisë së tatimeve që të bëjë rishikimet e veta në lidhje me përfituesit. I takon pas mbarimit të periudhës së trajtimit financiar të marrin pagesën e papunësisë nëse janë të papunë" tha Rozafa Zmijani.

Category
📺
TV