Ashpërsimi i luftës mes bandave, bilanci i frikshëm në Shkodër...krimi godet edhe të pafajshmit!

  • 5 years ago
Më 1 shtator të vitit 2018, Arjan Ferracaku, baba i dy fëmijëve, biznesmen në fushën e lokaleve dhe restoranteve, u vra në një atentat mafioz teksa ishte duke kalëruar në një resort hipizmi në Shkodër, në pronësi të Astrit Bilalit. 59 vjeçari u ekzekutua sot me vëllain e tij, Brahimin, 61 vjeç. Dyshohet që plumbat që i morën jetën Ferracakut të kenë qenë për një anëtar të fisit Bilalit, djalit të Astritit, Astmer Bilali. I riu është i njohur si anëtar i bandës famëkeqe të Bajrave në Shkodër, i vënë në pranga edhe për disa precedentë të tjerë penalë. Astmer Bilali ishte me Ferracakun duke kalëruar në fushën e hipizmit kur ndaj breshëria e plumbave la të pajetë Ferracakun.

Objektivi i vërtetë i atentatit dyshohet të ketë qenë Astmer Bilali, ish-boksier dhe person i njohur në kryeqendrën e veriut. Më herët, gazetari investigativ Artan Hoxha jepte detaje nga ky atentat, ku Bilali dhe Ferracaku kishin një ngjashmëri të madhe, të dy veshur si kaubojsa, me kapele tipike për hipizëm e po ashtu me rroba thuajse të ngjashme, çka bëri që autorët të ngatërronin shënjestrën.

Vetëm dy muaj më pas, u vra edhe kushëriri i Ferracakut, Fatosi, në zonën e Markatës në Shkodër. Sërish një person pa precedentë të mëparshëm penalë, por që siç komentonte gazetari Artan Hoxha, tashmë lufta mes bandave është agrvuar dhe grupet kriminale kanë filluar të vrasin edhe të pafajshëm.

Shkodra duket se është kthyer në një pikë strehimi për kriminelët, ndërsa dy lagjet "Kiras" dhe "Dobraci" kanë kohë që nuk gjejnë qetësi.

Nga qershori i vitti 2018 deri më sot me atentatin e dyfishtë, Shkodra numëron 12 të vrarë në atentate.