Sulltan Fatih 1453 pjesa e dyte

  • 11 years ago
Thënë ndryshe, për t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë, nga injoranca në dituri, për të kuptuar qëllimin e vërtetë të jetës dhe për të njohur Krijuesin, ashtu siç e meriton. Kurse për vetë osmanlitë, Sami Frashëri në: “Përhapja e Islamit” fq,14 shkruan: “Mirëpo, muslimanët në këtë kohë kishin nevojë për një personalitet madhështor dhe të fortë që do t'i mbronte nga invadimi i armiqve dhe do t'i siguronte nga trazirat e brendshme.

Kjo dëshirë u sendërtua me paraqitjen e shtetit Osman. Njerëzit e këtij shteti shquheshin me trimëri dhe konsekuencë fetare, ishin ithtarë të drejtësisë dhe objektivitetit. Nuk bënin krime as gjakderdhje pa arsye, siç patën vepruar shumica e qarqeve sunduese. Lodhjet e luftës dhe vështirësitë e rrugës i përballuan vetëm për përhapjen e Islamit, për mbrojtjen e muslimanëve dhe madhërimin e fjalës së All-llahut. Shpresa e tyre ishte e kulluar. Qëllimi i veprave të tyre ishte fitimi i kënaqësisë së All-llahut, duke u sjellur dobi muslimanëve.”

Recommended