Sulltan Fatih 1453 pjesa pare

  • 12 years ago
Sipas shumë kronistëve perëndimorë, Muhamed Fatihu (Mehmet Fatihu) është quajtur si Mehmet pushtuesi. Ndërkohë fjala “Fatih” do të thotë çlirues dhe jo pushtues. Ai ishte çlirues për vetë banorët e Kostandinopojës, të cilët bashkë me shumë prej klerikëve të lartë, preferonin më shumë autoritetin e Sulltan Mehmet Fatihun se sa zgjedhën e rëndë perandorake qe ua kishte marrë frymën nënshtetasve të vet me taksa të larta e padrejtësi të pafundme.

Po ashtu rënia e Kostandinopojës ishte çlirim dhe sihariq për muslimanët të cilët prisnin në çdo moment përmbushjen e profecisë së Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) i cili kishte paralajmëruar që herët për çlirimin e Kostandinopojës nga muslimanët.

Ndryshe nga çpretendojnë shumë historianë, Muhamed Fatihu nuk ka bërë masakra, e as gjakderdhje të panevojshme. Gjithashtu nuk i ka detyruar të krishterët të pranojnë islamin, por i ka lënë ata të lirë të ushtrojnë ritet fetare lirisht. Këtë e tregon vetë fakti se fill pas rënies së Kostandinopojës më 29 Maj 1453, më 1 Qershor u shpall patriark Genadiozi, njeriu i besuar i sulltanit.Që nga ai vit e në shekujt e mëvonshëm, Patriarkana e Stambollit kishte pushtetin e plotë mbi të krishterët e Ballkanit. Në juridiksionin e Patriarkanës përfshiheshin arsimi, martesa, familja, trashëgimia, etj…Patriarku u shpall Vezir në rangun e një pashai të lartë.

Ndërsa për sa i përket faktit se Muhamed Fatihu nuk ka bërë masakra me popullatën bizantine, atë e dëshmojnë shume prej historianëve objektivë. Përshembull, kronisti Niqitas Akonimati bën një dallim tepër të madh mes kryqtarëve dhe osmanlive. Ai tregon se kryqtarët kur vërshuan në Kostandinopojë më 13 Pril të vitit 1204, plaçkitën shtëpitë dhe kishat, thyen imazhet e shenjta dhe flakën reliket e martirëve në vende të ndyra.

Recommended