Top News - Ishte sinjal kthese për Shqipërinë! Eksodi i 2 korrikut 1990

  • 4 years ago
Shqipëria ka përjetuar ngjarje të mëdha në tre dekadat e fundit. Por, ajo që nisi rrugëtimin e vendit tonë drejt më së shumti të panjohurës, apo një historie krejt ndryshe do të niste në 2 korrikun e vitit 1990, kur në Shqipëri u shënua ngjarja më e bujshme, ajo e eksodit të shqiptarëve.
Sot është 2 korriku, data që na kujton një nga ngjarjet më të mëdha politike dhe të bujshme në fundin e regjimit komunist, ngjarja që i dha grushtin e fortë diktaturës dhe që çoi me shpejtësi në fundin e saj. Regjimi komunist i Tiranës ishte një regjim i mbyllur, që nuk kishte lidhje me vende perëndimore, por kishte vetëm marrëdhënie formale me vendet komuniste europiane e disa vende të papërfillshme aziatike e afrikane.
Edhe pse Shqipëria kishte marrëdhënie me 105 shtete të botës, pesha e Shqipërisë në botë ishte shumë e vogël dhe në shumë raste me nam të keq. Ky nam i keq i kushtohej formatit të regjimit dhe trajtimit kriminal që ai i bënte popullit të vet.
Shqiptarët ishin jo pak, por një popull i rreckosur dhe i uritur. Ushqimet e racionuara me tallona, jetesa e keqe në fshat ku nuk njihej as buka e grurit, e kishin bërë shqiptarin të konkurronte për nivelin e jetesës me vende të dorës së tretë në Afrikë. Ajo që ndodhi në 2 korrik 1990, kur shtetasit shqiptarë u dyndën në ambasadat e huaja kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që prisnin ndryshimin e madh.
Regjistri i të ikurve të 2 korrikut përfshin gjithsej 4.764 persona. Por nga këto janë hequr 9 vetë (mundet të kenë dalë para ikjes) duke mbetur 4.755 vetë. Nga lista janë kthyer në Shqipëri 17 persona kryesisht nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Përveç personave në ambasadat kryesore, ia vlen të bëjmë të njohur edhe personat e futur në ambasadat e tjera.
Për të rregulluar paksa imazhin e prishur keqas nga ngjarjet e ambasadave, më 13 korrik 1990, regjimi organizoi një miting masiv, të cilin e zotëronte heshtja, e ku fjalën kryesore e mbajti Xhelil Gjoni, e pas tij përfaqësuesi i veteranëve, intelektualëve dhe përfaqësuesi i rinisë. Ruajtjes së regjimit, autoritetet komuniste, filluan t?i japin ngjyrime patriotike duke thënë se vetëm regjimi i tyre i kishte siguruar vendit lirinë e pavarësi.
2 korriku është datë simbol, sepse me këtë akt, shqiptarët i dhanë një goditje te rëndësishme politike regjimit ne fuqi, kur shqiptarët e nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
Fo...