Komandot - Pasdite ne Top Channel

  • 7 years ago
Shqipëria është pjesë e NATO-s prej vitit 2009 e prej asaj kohe shërbimi ushtarak nuk është më I detyrueshëm në vendin tonë. Megjithatë janë të shumtë të rinjtë që zgjedhin të bashkohen me Forcat e Armatosura për t?I shërbyer atdheut e për të mbrojtur flamurin. Erion Muraku dhe Ervin Nuredini kanë zgjedhur këtë rrugë për të cilën ndihen mjaft krenarë.
Cdo ditë ata stërviten dhe janë gati për të shkuar aty ku i thërret detyra.
Një prej ngjarjeve më të rëndësishme ushtarake të vitit 2016 ishte stërvitja e përbashkët shqiptaro-britanike ?Albanian Lion 2016?. Rreth 2000 trupa britanike zgjodhën shqipërinë për të kryer stërvitjen e radhës. Sekretari britanik I mbrojtjes Michael Fallon vlerësoi kushtet që ofron vendi ynë si edhe bashkëpunimin ushtarak me një prej ushtrive më të sofistikuara në botë.
Standartet e trajnimi që sjellë me vete marina britanike janë një mundësi mjaft e mirë për ushtrinë shqiptare. Ndërkohë këto stërvitje po I ndjekin me shumë përkushtim Erioni dhe Ervini, të cilët janë të gatshëm edhe për luftë.
Trupat e marinës mbretërore kërkojnë kushte mjaft të përshtatshme për të kryer stërvitjet e tyre. Shqipëria është I vetmi vend në rajon që ua mundëson atyre terrenet e favorshme, tokën dhe detin. Në këtë stërvitje ata vijnë bashkë me një nga luftanijet e ushtrisë britanike. Stërvitja e përbashkët tregon që vendi ynë është një aleat I rëndësishëm dhe se ushtria duhet të shkojë në standartet e duhura, duke mësuar nga më të mirët.

Category

📺
TV

Recommended