• 7 months ago
Filmi "Koncert në vitin 1936" prodhim i vitit 1978 nga Kinostudio "Shqiperia e Re"
i cili tregon për vizitën e e dy artisteve shqiptare (këngëtare dhe pianiste) në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare gjë që "tronditi jetën e një qytetit tejet konservator.

Skenarist
Kiço Blushi
Dhimitër Shuteriqi
Kompozitor
Limos Dizdari

INTERPRETOJNE
Manushaqe Qinami
Margarita Xhepa
Robert Ndrenika
Bep Shiroka
Roland Trebicka
Gjon Karma
Albert Verria
Mirush Kabashi
Gëzim Kame
Birçe Hasko
Nikolla Llambro
Enver Dauti
Ilia Shyti
Piro Qiqi
Gjon Kacangjeli

Përmbajtja e filmit
Një këngëtare e re Donika dhe një pianiste Eleni nisin një turne koncertesh në qytete të vegjël provincialë duke kaluar me pianon e tyre edhe nëpër fshatra. Dy artistet e reja takojnë shumë mikpritës midis të cilëve popullin e thjeshtë dhe autoritetet lokale që kërkojnë të duken oksidentalë por që në thelb janë të konfrontuar me njëri tjetrin.

« S’na urdhëroka ndonjë gjerman, po një korçarkë ! Dhe vjen të këndojë, me piano, midis Myzeqesë…Ka të marrë kjo botë, po kur marrosen korçarkat ! Sidoqoftë, e marrë, po i lumshin këmbët. Plasëm me kërnetën e Rremës e me zërin e Leme çingisë. Po kush do ta dëgjojë në Lushnjë korçarkën ?

« Në pak minuta duke parë filmin kuptohen lehtësisht tre linjat e ndërtimit të tij në realitetin rural të Lushnjes dhe Myzeqesë. Shteti monarkist në periferi. Qytetaria shqiptare, patriotike e me frymëzim perëndimor. Situata feudale mbizotëruese dhe varfëria e jetës së popullit. Në fakt ekziston dhe një linjë apo perspektivë e katërt e cila është ende në çastin e saj embrional: lëvizja komuniste, anti-monarkiste, anti-feudale dhe progresiste. Të katërta këto perspektiva analitike kanë një dallim të qartë. Në njërën anë ndodhet shteti monarkist me pushtetin feudal. Në tjetrën janë intelektualë, profesionistë, artistë e komunistë. Shoqëria e vjetër kundër risisë dhe emancipimit modernizues …

Një nga kritikat më therrëse të filmit, i kombinuar me ngjyresa komike, është pikërisht paaftësia e shtetit monarkist për tu interesuar për popullin. Prandaj çdo analizë e trajtim i monarkisë si një regjim totalizues modern është jo fort i saktë. Dy llojet e qeverisjeve përafrohen për nga përdorimi i dhunës autoritare të shtetit në ruajtjen e qetësisë. Veçse ruajtja e rendit publik nuk nënkupton patjetër kujdesin ndaj popullit në disa standarte bazë të jetës dhe ekzistencës. Reformat radikale të cituara shpesh në film, si vendimmarrje progresiste e monarkisë me frymëzim të hallakatur mes turqve të sotshëm dhe oksidentit, nuk shfaqen as si reforma dhe as si radikale, meqë një reformë radikale nuk mund të përkujdeset për kuajt, për të parandaluar e sanksionuar rrahjen e njeriut kundrejt kalit, pa ngritur paraprakisht formën e qytetërimit e ku shoqëria në rrjedhën e saj, ndryshon ndjeshmërinë në raport me mbrojtjen e kafshës apo natyrës. Koncerti si dhe filma të tjerë të epokës, na rrëfejnë për një monarki të çinteresuar për hallet e popullit, që lë jashtë vëmendjes, n

Recommended