Në plazh pa frikë! Pushuesit në Velipojë dhe Shëngjin harrojnë Covid-in

  • 4 years ago
Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, pasojave të izolimit apo edhe imazhit negativ të krijuar nga gërmadhat e lokaleve që prishi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në Velipojë numri i pushuesve është i lartë.


Ashtu si vitet e kaluara, këtë plazh, e preferojnë jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por edhe ata të Kosovës, të cilët pranojnë faktin se kanë frikë nga koronavirusi, por pushimet nuk mund të anulohen.

Në vendin tonë, por dhe në Kosovë, gjatë ditëve të fundit kemi patur shtim të rasteve me Covid-19, në vend që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë rregullat po ndodh krejt e kundërta .

Plazhi i Shëngjinit këtë të diel është populluar nga pushues kryesisht nga Kosova.

Mosrespektimi i distancës është ajo që të bie në sy duke anashkaluar faktin se jemi në periudhë pandemie, shezlonget duken më afër se 3 metra nga njëri-tjetri. Në pjesën më të madhe të Shëngjinit, pushuesit që kanë përzgjedhur të pushojnë këtu e kanë vënë re diçka të tillë.

Covid-19 duket se harrohet lehtë në plazhe, por disa pushues nuk e fshehin frikën dhe kërkojnë që rregullat të respektohen. Në Shëngjin, fatmirësisht deri më tani nuk kemi patur asnjë rast me Covid-19 dhe nëse duam që Shëngjini të vazhdojë të jetë i pastër nga koronavirusi duhet të respektojmë të gjitha rregullat e vendosura.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Velipoje#Shengjin#TopChannel