• 4 years ago
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që janë ndjerë të bezdisur nga telefonatat e panumërta nga ana e kompanive të ndryshme për reklamimin e produkteve të tyre.

Të gjithëve ne na ka rënë telefoni, të paktën njëherë, nga kompani të cilat duan të shesin produktet e tyre, dhe kjo gjë ka ndodhur orar pa orar, duke na shqetësuar.

?Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës njofton se tashmë pret çdo ankesë të kësaj forme nga qytetarët, për të shërbyer më pas si zyrë ndërmjetësimi mes tregtarit dhe ankuesit. Përgjatë muajit Qershor, AMK ka informuar përmes disa videove të shkurtra mbi të drejtat dhe detyrimet tona si konsumatorë duke evidentuar risinë e këtij institucioni si zyrë ndërmjetësuese para se qytetari t?i drejtohet gjykatës?, theksohet në njoftimin e AMK.

Format e tregtimit përmes telefonit cenojnë jo vetëm privatësinë e çdokujt, por edhe të drejtat e qytetarit si konsumator.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AMK#BashkiaTirane#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended