Reforma në drejtësi është një shans që nuk duhet të humbet nga shqiptarët. Ambasadorja Vlahutin e përsëriti mesazhin që ajo kishte dhënë dy ditë më parë në krah të ambasadorit amerikan Donald Lu. Diplomatja e Brukselit ritheksoi nevojën e miratimit të kësaj reforme e cila është edhe çelësi i integrimit të Shqipërisë.
Ish-ministri Spiro Ksera shkon zyrtarisht në gjykatë, i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Prokuroria përfundoi hetimet dhe akuzon Kserën dhe 4 ish-zyrtarë të ministrisë se nëpërmjet procedurave fiktive vodhën 30 milionë lekë që do të përdoreshin për të moshuarit nëpër azile dhe komunitetin rom.
Polici Alban Trimi është lënë në burg nga gjykata pas akuzës së ngritur ndaj tij nga prokuroria për fshehje të provave dhe shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, polici fshehu armën që mbante me vete Elton Çiça, viktimë e një atentati gjatë të cilit ishte dëshmitar edhe polici i arrestuar.
Sadik Kahn, kandidati laburist në zgjedhjet për Bashkinë e Londrës, është pranë fitores në këto votime. Ai është në avantazh ndaj rivalit të tij konservator Goldsmith. Kahn, i biri i një emigranti, njihet në Londër si mik i shqiptarëve dhe që e ka vizituar Shqipërinë më herët. Fitorja e tij është e vetmja e rëndësishme që laburistët po arrijnë në këto zgjedhje.

Category
📺
TV