180 raste te reja dhe 2 viktima | Lajme - News

  • 4 years ago
Në Maqedoninë e Veriut shënohen shifra rekorde me të prekur nga koronavirusi. Njoftohet për 180 raste të reja dhe dy viktima.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se padyshim ekziston vala e dytë që është si rezultat i mosrespektimit të masave. Sipas tij, 90% e rasteve të reja vijnë nga rreth 15 familje dhe bartësit asimptomatikë të virusit.

?Vlerësojmë se vala do të zgjasë shumë shkurtë, por mbetemi maksimalisht të kujdesshëm. Virulenca në mënyrë të dukshme dobësohet, analiza e simptomave gjatë 7 ditëve të kaluara tregon numër të madh të rasteve që janë asimptomatikë dhe me simptoma shumë të lehta, rreth 90%?.

Tema e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ditëve të fundit është zbehur, pas dy takimeve të pasuksesshme të liderëve politik dhe rritjes së numrit të të infektuarve. Termini i fundit i mundshëm për të cilin spekulohej ishte 5 Korriku.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/