Shkon në 55 numri i viktimave nga koronavirusi që prej nisjes së qarkullimit të tij në vendin tonë. Pas disa kohësh në terapi intensive 2 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë virus dhe kanë humbur jetën këtë të diel. ? Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive?. 24 orët e fundit janë zbuluar më shumë raste të reja me koronavirus se një ditë më parë dhe po vihet re prania e virusit në më shumë qytete. ?Janë konfirmuar 72 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë?. Një pjesë e rasteve të reja kanë patur nevojë për hospitalizim. ?Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar? 38 prej të infektuarve janë shëruar, duke e çuar në 1384 numrin e atyre që e kanë tejkaluar koronavirusin. Aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 371 Durrës 181 Shkodër 162 Vlorë 103 Fier 48 Lezhë 33 Korçë 26 Kukës 15 Elbasan 12 Gjirokastër 7 Berat 5 Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!