3 viktima dhe 55 raste te reja |Lajme-News

  • 4 years ago
Koronavirusi ka regjistruar 3 viktima në 24 orët e fundit, duke çuar totalin e jetëve të humbura në 107.

?Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv. Një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor?.

Në dy spitalet covid vijon të rritet numri i të shtruarve mes të cilëve ka edhe mosha të reja në gjendje kritike.

?Në dy spitalet covid, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar?.

Numri i rasteve të reja të infektuar me koronavirus vijon të jetë i lartë në kryeqytet. Nga 55 të infektuar në 24 orë, 39 janë vetëm në Tiranë.

?4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz?.

77 pacientë janë shëruar duke e çuar në 2214 totalin e atyre që e kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa janë ende aktiv 1585 persona, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/