Rregjistrimi i popullsisë në Kosovë - (1 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Serbët kundërshtojnë rregjistrimin e popullsisë në Kosovë të filluar të premten nga OSBE dhe misioni i OKB-së. Këshilli kombëtar serb që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, ka kundërshtuar me anë të një komunikate jo veëm rregjistrimin e popullsisë por edhe pjesmarrja në zgjedhjet lokale që parashikohen të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Përfaqësuesit serb thanë se komuniteti nuk mund të marrë pjesë për momentin në rregjistrimin e popullsisë dhe në zgjedhje, ku 2/3 e popullsisë serbe jetojnë jashtë Kosovës. Kundërshtimi i rregjistrimit të popullsisë, së Kosovës është kundërshtuar edhe nga Beogradi. Administrata e Millosheviçit, tha se ky operacion shkel sovranitetin e Jugosllavisë, të përcaktuar nga rezoluta 12/44 e OKB-së për Kosovën.

Objekti i rregjistrimit të popullssë së Kosovës, është rindërtimi i një rregjistri të gjendjes civile, të shkatërruar nga ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë. Me anë të këtij operacioni do të bëhet e mundur që banorët të njihen zyrtarisht si banorë të Kosovës. Rregjitstrimi i popullsisë është i nevojshëm për të hartuar listat e zgjedhësve, për procesin elektoral të parashikuar në Tetor./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/