Kosovë, pasaportat e kosovarëve - (18 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kërkesat e shumta dhe fakti që shumë kosovarë kanë pasaporta të pavlefshme të ish-Republikës së Jugosllavisë, kanë detyruar zyrtarët e misionit të OKB-së në Kosovë të aprovojnë një dokument të ri udhëtimi i cili do ti lejojë kosovarët të udhëtojnë në të gjitha vendet e Komunitetit Europian.

Dokumenti do të jetë i përkohshëm dhe do të shpallet si i pavlefshëm fill pas përfundimit të mandatit të misionit të OKB-së në Kosovë. Ky dokument do të prodhohet në Gjermani dhe për arsye teknike do të fillohet të shpërndahet në fund të Korrikut. Për aprovimin e këtij dokumenti, shefi i dokumentave civile pranë misionit të OKB-së në Kosovë, Albert Konze thotë për Tv Klan se ky dokument do të jetë i vlefshëm për të gjithë kosovarët që nuk kanë pasaportë.

Pyetjes sonë se ku duhet ti marrin kosovarët vizat për këto dokumeta udhëtimi Konze i është përgjigjur se kërkimi apo jo i vizave varet direkt nga vendet respektive të BE. Konze thotë për Tv Klan se është shumë mirënjohës për bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme Shqiptare, e cila ka pranuar ta njoh këtë dokument./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/