Top News - Pandemia Covid/ Kosovë, testime masive të popullsisë

  • 4 years ago
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj paralajmëroi mundësinë e fillimit të testimeve masive për koronavirusin e ri.
Ai tha se institucionet janë duke e vlerësuar situatën me pandeminë dhe se po punojnë në një strategji anti-COVID-19.

"Jemi duke e vlerësuar situatën që të kalojmë edhe në testime masive. Ne kemi formuar edhe grup ekspertesh brenda ministrisë i cili do të njihet shumë shpejt me rekomandime të qarta edhe për testimet dhe për strategjinë e re kundër pandemisë', tha Zemaj. Pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmetin, ministri shtoi se ?mund të ketë një valë të dytë të virusit COVID-19, në vjeshtë?. ?Mendojmë se mund të ketë edhe një valë të dytë në shtator ose tetor, por duhet të jemi të gjithë të përgatitur, të gjitha institucionet tona dhe ky është qëllimi i ministrisë së Shëndetësisë", tha Zemaj. Që prej rasteve të para të sëmundjes në 13 mars në Kosovë, autoritetet atje kanë regjistruar 2,363 raste infektimesh dhe 40 vdekje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#TopChannel